Projekti me dy pjesë të ndryshme nga Rina Balaj është pritur tejet mirë.
Kënga e shoqëruar me klip erdhi në një moment kur të gjitha reperet publikuan projekte.
Rina arriti që të rrëmbejë vëmedjen me projektin e ri, duke arritur pëlqyeshmëri të madhe në publik.
“Ilegal” që u punua nga Zzap n’Chriss e shfaq Rinën në dy këngë e klipe të ndryshme në një projekt të vetëm.
Këngët janë në stile të ndryshme dhe Rina tregon kështu që pavarësisht stilit di të lë gjurmë.
Kënga që ka dhjetë ditë që është lansuar tashmë ka tre milionë klikime. /Telegrafi/