Site icon Telegrafi

Rina sjell sërish imazhe me Sin Boy, thekson tiparet e formësuara trupore

Rina dhe Sin Boy Foto: Instagram/isyourgirlrina

Ajo është ndër artistet që përmes projekteve të reja muzikore po pëlqehet në masë të madhe.

Bëhet fjalë për Rina Balaj, e cila në rrjete social ndan imazhe të ndryshme nga jeta dhe karriera profesionale.

Në një postim në Instagram, bukuroshja zgjodhi të shpërndajë sërish imazhe me të dashurin, Sin Boy.

Përmes të njëjtave poza, artistja ka vënë në fokus linjat e formësuara trupore, të fituara nga stërvitjet e shumta.

“Do të ishim budallenj nëse e lëmë lumturinë të na kalojë anash”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Rina përndryshe kohëve të fundit nuk është se ka publikuar fotografi me Sin, gjë që u vërejt edhe nga fansat e saj.

Sidoqoftë kësaj, “Zjarr” është kënga e fundit nga ajo, që u bë hit për një kohë shumë të shkurtër. /Telegrafi/

Exit mobile version