Derisa po ngriten temperaturat, në rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po shohim fotografi të bukurosheve të famshme, të cilat pozojnë me bikini.
Këtij trendi i është bashkuar edhe reperja Rina Balaj, e cila ka sjellë një imazh nga plazhi duke treguar linjat e saj trupore.
“Ftohtë”, është përshkrimi ngacmues me të cilin këngëtarja e ka shoqëruar fotografinë.
Në ndërkohë, sa i përket karrierës muzikore, Rina është duke e shijuar suksesin e këngës “Qikat” që e solli në duet me Adelina Ismajlin.
Pa kaluar tri ditë nga publikimi, videoklipi i kësaj kënge është shikuar afro 1.5 milion herë në YouTube. /Telegrafi/