Reperja e re, Rina Balaj, vazhdon të mbetet një emër shumë i përfolur në mediat vendore.
Ajo është shumë aktive me projekte të reja, ndërsa nuk mungon edhe nëpër koncerte.
Rina e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, reperja ka bërë të ditur për fansat ndryshimin e ri drastik në pamjen e saj.
Ajo i ka lyer flokët në të kuqe, duke marrë krejt pamje tjetër nga ajo e zakonshmja si zeshkane.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve lidhur me ndryshimin e saj të ri nuk kanë munguar. /Telegrafi/