Rina Balaj është e rregullt në palestër, ndërsa këtë e konfirmon edhe përmes imazheve që i publikon në rrjetet sociale.
Krahas karrierës muzikore, këngëtarja i kushton shumë vëmendje edhe dukjes dhe fizikut të saj.
Për këtë arsye, ajo ushtron për të formësuar dhe për t’i mbajtur linjat trupore në formën sa më të mirë.
Gjatë të hënës, Rina e ka publikuar një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke u stërvitur, me fokus te të pasmet e saj.
Edhe në të kaluarën, reperja ka sjellë fotografi dhe video që e shfaqin atë duke qenë e angazhuar në palestër.
Sa i përket karrierës muzikore, bashkëpunimi me K-Koke është ndër realizimet më të fundit të saj.
Dueti që është publikuar me videoklip, u lansua më 7 dhjetor 2018 dhe ka arritur mbi 3.3 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/