Telegrafi

Rina dhe Sin Boy sjellin këngën e re “Fallin’ in love”

Reperët Rina Balaj dhe Sin Boy kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re “Fallin’ in Love”.

Dyshja që tashmë janë kthyer në një prej çifteve më të diskutuar në estradë, kanë sjellë për fansat e tyre këtë këngë me ritme verore.

Muzika është realizuar nga producenti Manos, gjersa vargjet e tekstit i kanë shkruar vet Rina me Sin Boy.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin çifti sjellin një atmosferë mjaft verore pranë njëri-tjetrit dhe xhirimet janë kryer në bregdetin shqiptar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ana vizuale i është besuar produksionit ND Film Pro.

Ky projekt muzikor i pason bashkëpunimit “Sari” që Rina dhe Sin Boy sollën vetëm dy javë më parë dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/