Site icon Telegrafi

Rina dhe Fuego lansojnë duetin “Fly”

Rina dhe Fuego (Foto: YouTube/ZzapnChriss Onrecords)

“Fly” titullohet kënga më e re, të cilën Rina Balaj e ka realizuar në bashkëpunim me Fuegon.

Dueti i paralajmëruar ditë më parë nga dy protagonistët, është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin e kanë shkruar Rina dhe Fuego, ndërsa prapa këngës qëndrojnë producentët e njohur të On Records, ZzapnChriss.

Për xhirimin e videoklipit është angazhuar produksioni Filmnation.

Bashkëpunimi me Sin Boy, është një prej projekteve të fundit të lansuara të Rinës. Kënga “Gigi” u lansua në muajin shtator, ndërsa videoklipi i publikuar në YouTube është shikuar shumë.

Lexo po ashtu Lajmet për Rinën

Rina e pati shpërthimin e saj me duetin me Feron, “S’ka konkurrencë”, që u publikua në muajin prill.

Reperja vazhdoi me këngët e suksesshme që u pëlqyen dhe u pritën shumë mirë nga fansat e saj, si “Ashiqare” dhe “Mami”. /Telegrafi/

Exit mobile version