Këngëtarja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është ndër të uniket në estradën shqiptare.
Kjo vjen, pasi ajo gjatë karrierës së saj ka arritur të eksperimentojë me zhanre muzikore, e që rezultuan mjaft të pëlqyera.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rina ka bërë të ditur datën e lansimit të këngës së re.
“Zjarr” mban titullin prodhimtaria muzikore, që do të publikohet në platformat digjitale me 20 nëntor, rreth orës 21:00.
Ajo përndryshe që një kohë të gjatë ka bërë paralajmërime se diçka e re do t’u servohet fansave të saj.
Po ashtu, në disa video të ndara, bukuroshja shqiptare ka zbuluar edhe disa sekuenca nga projekti i ri. /Telegrafi/