Pas angazhimeve të shumta gjatë verës, reperja Rina Balaj duket se më në fund ka gjetur pak kohë pushime.
Ajo ka publikuar së fundmi një video mjaft atraktive për ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqet duke shëtitur në plazh.
Teksa xhirohet nga prapa, Rina vë në pah figurën e saj trupore, në veçanti të pasmet atraktive.
E veshur në bikini dhe teksa ende përmes gurëve, reperja nga Istogu ngacmoi imagjinatën e fansave të saj përmes kësaj videoje.
Vëmendje të madhe së fundmi ka marrë edhe ndryshimi i saj i ri në pamje, pas ndryshimit të flokëve në ngjyrën blu të hapur.
Ajo është shquar gjithmonë për ndryshime të tilla të guximshme, teksa thuajse përgjatë gjithë verës ka rrëmbyer vëmendjen me flokët e saj të kuqe të ndezura. /Telegrafi/