Ajo është artistja shqiptare që ka arritur për pak kohë të marrë vëmendje të madhe nga publiku.
Është ajo Rina Balaj, e cila përmes interpretimeve të këngëve dhe mbrëmjeve muzikore, ka zënë vend në estradë.
Derisa kohëve të fundit ka paralajmëruar projektin e ri, Rina ka zgjedhur të publikojë disa imazhe tërheqëse.
Në postimin e radhës në Instagram, bukuroshja është shfaqur plot stil, derisa nuk ka lënë pa vënë në fokus edhe fizikun e formësuar.
Sa i përket flokëve dhe makijazhit, jo vetëm që ishin në nivel profesional, por e ndryshuan artisten për të mirë.
Sidoqoftë kësaj, ajo në përshkrim vendosi të shkruaj “Më fal Rosita”, duke mos dhënë detaje të mëtutjeshme.
“Zjarr” ndër të tjera mbetet hiti saj i fundit, që është pëlqyer në masë të madhe nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/