Telegrafi

Rina Balaj vë në fokus të pasmet në imazhet ku shihet me Sin Boy

Artisja e njohur shqiptare, Rina Balaj, kohëve të fundit ka qenë duke shijuar bukuritë natyre.

Përmes shëtitjeve të ndryshme, bukuroshja ka ndarë imazhe të ndryshme në rrjete sociale, me ç’rast ka mbajtur të azhurnuar fansat.

Në një postim të fundit të shpërndarë në Instagram, Rina është shfaqur së bashku me të dashurin e saj, Sin Boy.

(Foto: Instagram)

Me disa poza atraktive, në pah Rinës i janë vënë të pasmet e formësuara, të fituara përmes ushtrimeve të shumta.

“Bëhuni më shpirtëror ose zhdukuni”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Dyshja përpos postimeve janë shumë aktiv edhe në prurjet e reja muzikore, ku më së shpejti janë bashkëpunimet mes tyre.

“Tokyo” mban titullin kënga që është publikuar rreth një muaj më parë, e që u pëlqye tej mase. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=xiwZXRldz8Y