Telegrafi

Rina Balaj vë në fokus linjat e bujshme trupore, teksa shijon pushimet

Rina Balaj (Foto: Instagram/isyourgirlrina)

Ajo është ndër artistet që ka eksperimentuar në masë të madhe me zhanret muzikore.

Por, në secilën prej tyre Rina Balaj është pëlqyer nga fansat, të cilët e përkrahin në mënyrë të vazhdueshme.

Krahas këngëve të saj, këngëtarja nga Istogu komentohet edhe për pozat e ndryshme në rrjetet sociale.

Për një kohë të gjatë ajo ka qenë duke shijuar pushimet në bregdet, nga edhe ka publikuar imazhe të shumta.

Në një postim të fundit në rrjetin social, bukuroshja shqiptare ka vënë në fokus linjat e bujshme trupore, për të cilat komentohet në masë të madhe.

Bikinit kësaj radhe ajo i ka pasur me shumë ngjyra, ndërsa flokët e kuqe ka vendosur që ti mbajë lartë kokës.

Sidoqoftë, theksojmë se Rina është e ngarkuar sa i përket projekteve muzikore, ndërsa shumë shpejt pritet ndonjë e re prej saj. /Telegrafi/