Reperja nga Istogu, Rina Balaj, gjatë këtyre ditëve ka qenë në fokus të mediave e faqeve rozë.
Kjo pasi solli albumin e ri njëherësh të parin në karrierë, projektet e së cilës u komentuan në masë të madhe.
Krahas kësaj, ajo është përfolur edhe për publikimin e disa fotografive në rrjete sociale nga pushimet në Turqi.
Disa të tilla i ka shpërndarë edhe gjatë ditës së sotme (e mërkurë) ku vë në pah linjat e bujshme trupore.
Në një të fundit, ajo shfaq vithet në një pozë para pasqyrës dhe vë më në fokus tatuazhet në pjesën e pasme.
Këto imazhe morën mbi 30 mijë pëlqime e po ashtu edhe komente të ndryshme, kryesisht pozitive.
Një pjesë të projekteve i solli edhe me videoklip, që për pak kohë mblodhën miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/