Reperja e njohur e skenës, Rina Balaj, duket se ka vendosur të marrë një pauzë nga muzika dhe rrjetet sociale.
Këtë e ka konfirmuar motra e saj, Rudina Balaj, përmes një shkrimi të publikuar së fundmi, në InstaStory.
“Rina nuk do të jetë aktive për një kohë të caktuar për arsye personale, faleminderit për mirëkuptim!”, ka shkruar ajo në kërë postim.
Ndërkohë, ende nuk dihen arsyet që kanë çuar rep-artisten drejt marrjes së këtij vendimi të papritur për fansat e saj.
Vetëm pak javë më parë gjatë muajit shtator, ajo u kishte shkruar fansave të saj se kishte gati tri projekte muzikore.
Mbase vendimi i saj për të mbyllur Instagramin, ka të bëjë vetëm me dëshirën për t’u larguar nga rrjetete sociale, dhe jo komplet nga muzika.
Gjithsesi, fansat e saj presin së shpejti një rikthim nga ajo në tregun muzikor. /Telegrafi/