Site icon Telegrafi

Rina Balaj sjell pamje të reja nga prapaskenat e klipit të ri “Zjarr”

Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, sonte (e premte) do të publikojë këngën e re të titulluar “Zjarr”.

Projekti pritet të prezantohet para publikut sonte në ora 21:00 dhe pak para lansimit janë publikuar disa pamje të reja të klipit.

Reperja, e cila në Instagram numëron 230 mijë ndjekës, këtë herë solli një fotografi tërheqëse nga prapaskenat e videoklipit.

Për këtë video, ajo zgjodhi të transformohet në flokë ngjyrë portokalli dhe me një pamje tërësisht ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Pamja e Rinës u komplimentua tejet shumë nga ndjekësit dhe miqtë që mban në Instagram, duke u cilësuar si një artiste me stil të veçantë.

“Fallin’ In Love” ndërkaq mbetet kënga e fundit e lansuar nga Balaj, para pak muajsh gjatë pushimeve të saj në Durrës. /Telegrafi/

Exit mobile version