Telegrafi

Rina Balaj sjell një imazh provokues në bikini

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja Rina Balaj prej disa muajsh është zhvendosur në qytetin e Durrësit bashkë me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

Krahas projekteve të reja, të njëjtit herë pas here po shijojnë edhe plazhin marrë parasysh temperaturat e larta të verës.

Ditën e sotme (e diel), reperja nga Istogu ka publikuar një tjetër fotografi atraktive në të cilën ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Duke pozuar nga mbrapa, krijuesja e hitit “Gigi” vjen në formë të mahnitshme ku ka theksuar të pasmet e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Artistja, që numëron ndjekës të shumtë, kohëve të fundit është përkujdesur tejet shumë për fizikun e saj me ushtrime e aktivitete të ndryshme në palestër.

Në imazhin tjetër, ajo ka theksuar se ‘është duke u ndjerë e vetmuar në plazh’.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Rina aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të fundit “Fallin’ In Love”, të cilin e solli muajin e kaluar në duet me Sin Boy. /Telegrafi/