Rap-artistja shqiptare, Rina Balaj, është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Ajo vetëm në Instagram numëron 368 mijë ndjekës, për të cilët publikon postime të llojllojshme.
Bukuroshja së fundmi ka prezantuar ndryshimin e ri në dukje, nga flokë kuqe në ngjyrë kafe.
E njëjta po ashtu ka pozuar me një kostum të shkurtër mëndafshi, i cili është i kombinuar me disa rripa ngjyrë argjendi.
Komplimentet gjithashtu kanë qenë të shumta nga miqtë dhe ndjekësit në këtë rrjet social, duke e përgëzuar për këtë transformim.
Sa i përket projekteve të reja muzikore, “Fullerante” mbetet e fundit që e lansoi rreth një muaj më parë.
Për këtë periudhë të shkurtër, kënga mblodhi mbi dy milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/