Site icon Telegrafi

Rina Balaj shfaqet e shtrirë në krevat e veshur me robdishan

Rina Balaj Foto: Instagram/isyourgirlrina

Rina Balaj gjatë ditës së sotme (e diel) festoi tre vjetorin e debutimit në skenën muzikore.

Ajo përkundër që falënderoi fansat, u ofroi atyre edhe disa imazhe mjaft tërheqëse në rrjete sociale.

Në një fotografi të fundit në Instagram, bukuroshja është shfaqur provokuese, teksa shtrihej në shtrat.

Këngëtarja zgjodhi të vishet vetëm me robdishan, kurse në dorë mbante ushqimin që ishte gati për ta ngrënë.

“Dieta po na shkon mirë”, është shprehur ajo në përshkrim.

Kujtojmë se “Zjarr” është projekti i fundit nga ajo, që rezultoi të jetë një hit i vërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version