Site icon Telegrafi

Rina Balaj rikthen vëmendjen me një pozë provokuese, ndërsa vë në pah të pasmet

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh është duke shijuar pushimet në Turqi së bashku me partnerin e saj, Sin Boy.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në kremtimin e ditëlindjes së 22-të, këngëtarja po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat për më të rejat në jetë e po ashtu edhe në karrierë.

Ajo së fundmi ka ndarë një fotografi atraktive në Instagram, përmes së cilës ka vënë në pah të pasmet.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Me anë të këtij imazhi, krijuesja e hitit “Ilegal” tregon se këtë javë është duke pritur ditëlindjen në shtetin turk.

“Java e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta, duke e përgëzuar për linjat trupore.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Zjarr” përndryshe mbetet kënga e fundit e publikuar nga Rina, që për dy muaj ka marrë afro pesë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version