Reperja e popullarizuar nga Istogu, Rina Balaj, feston sot (e enjte) një ditë të veçantë.
E lindur më 27 janar të vitit 1999, ajo sot mbush plot 23 vite jetë të shëndetshme e me shumë suksese në karrierë.
Krijuesja e hitit “Ideal” me këtë rast ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin po ashtu ka marrë vëmendje të madhe.
Për të mbajtur mend këtë vit, artistja ka përzgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë e me disa aksesorë të bardhë.
Dukjen e kompletoi me një ‘look’ atraktiv e flokë të kapura që e bënë të shfaqej edhe më unike.
“22 deri nesër”, ka shkruar ajo duke mos shtuar asgjë në lidhje me përvjetorin e 23-të të lindjes.
Sido që të jetë, Rina ka pak vite që i është bashkuar skenës muzikore por që solli hite të shumta. /Telegrafi/