Telegrafi

Rina Balaj publikon sekuenca nga klipi i këngës “Gigi 2”

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Këngëtarja Rina Balaj ditë më parë ka paralajmëruar se versioni i dytë i këngës “Gigi” do të publikohet në ditët në vazhdim.

Kjo këngë është publikuar një vit më parë, e cila erdhi në bashkëpunim me të dashurin e saj, Sin Boy.

Dyshja tashmë kanë publikuar edhe disa bashkëpunime të tjera, por kjo e fundit cilësohet si njëra nga më të veçantat.

Në rrjetin social Instagram, Rina ka postuar një pjesë të shkurtër të versionit “Gigi 2”, duke pyetur fansat e saj se a janë gati për lansimin e këngës.

Në pamjen e publikuar, këngëtarja është shfaqur tejet e veçantë, duke i përshtatur ngjyrën e flokëve me disa nga veshjet e saj, që e bën klipin të duket më atraktiv.

Anipse nuk është publikuar tërësisht, projekti muzikor ka filluar të pëlqehet nga ndjekësit e saj dhe pritet që shumë shpejtë të lansohet. /Telegrafi/