Site icon Telegrafi

Rina Balaj publikon këngën e re “E kalume”

Artistja e njohur, Rina Balaj është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Rina ka publikuar këngën më të re që mban titullin “E kalume” dhe është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent i këngës është Dread Sylejmani, në kitarë Astrit Stafai ndërsa për klipin është përkujdesur produksioni “Sekuencë”.

Foto: Rina Balaj/YouTube

Ndërkohë, këngëtarja dukej tejet joshëse dhe e veshur me stil në skenat e videoklipit, në të cilin janë përfshirë edhe disa pjesë nga festa e ditëlindjes së saj të 24-të.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti tashmë gjendet në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube dhe mbetet të shihet se si do të pritet nga fansat e saj.

Foto: Rina Balaj/YouTube

Ndërkohë, Rina pas një pauze të gjatë pak javë më parë iu është rikthyer edhe performancave muzikore dhe koncerteve. /Telegrafi/

Exit mobile version