Reperja nga Istogu, Rina Balaj, ka prezantuar sot (e martë) projektin e ri muzikor.
“Bad Rosita” mban titullin kënga e re, të cilën e ka sjell të kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Këngëtarja shqiptare vjen me paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa ka marrë vëmendje të madhe me dukjen atraktive.
Producimi i këngës është bërë nga Jaemally Beatz dhe Çelik Lipa, kurse prapa projektit qëndron edhe menaxheri i disa prej artistëve shqiptarë, Jetmir Agaj.
Projektin e plotë tashmë mund ta shijoni në kanalin zyrtar të ‘Alpha pop Original’ në YouTube.
Rina edhe këtë herë ka arritur të shfaqet unike, siç edhe kishte paralajmëruar prej shumë kohësh. /Telegrafi/