Rap-artistja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, është në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo nuk heziton që të ndajë me fansat imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.
Në bazë të disa fotografive që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, bëhet e ditur se ajo tashmë ka nisur edhe xhirimet e videoklipit.
Meqenëse në çdo klip befason me dukjen dhe ndryshimin që herë pas here sjell, artistja shqiptare një gjë të tillë e ka bërë edhe tani.
Ajo këtë herë ka prezantuar pamjen me ngjyrë të gjelbër të flokëve, ndërsa merr vëmendje edhe me asetet që ka vënë në pah.
Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth këngës, ky projekt pritet të lansohet shumë shpejt para publikut.
“Tetancion” përndryshe mbetet kënga e fundit që Rina e solli para disa javësh në bashkëpunim me Sin Boy dhe deri më tani ka kaluar shifrën e 800 mijë klikimeve në platformën YouTube.
Në projektin e lartpërmendur, Balaj solli një përmbledhje me momentet e lumtura të fëmijërisë duke e bërë pjesë më pas edhe reperin nga Dibra, tashmë të dashurin e saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=giX7GxQedkY