Reperja e re shqiptare, Rina Balaj, ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri.
Kësaj here ajo vjen në duet me reperin e njohur anglez, K-Koke.
“Down On Me #DOM”, titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit hip hop dhe RnB.
Kënga është incizuar në studion “ON Records” në Prishtinë, nga dyshja e njohur Zzap dhe Chriss.
“Down On Me #DOM” vjen edhe me një klip mjaft interesant, në të cilin Rina shfaqet mjaft atraktive me performancën e saj.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit, FilmNation.
Rina këtë vit ka qenë shumë aktive me projekte, gjersa ishte bashkëpunimi “Gigi” me Sin Boy, një prej këngëve më të pëlqyera nga fansat këtë vit.
Të njëjtin sukses, ajo shpreson që ta arrijë edhe me bashkëpunimin e saj të ri. /Telegrafi/