Site icon Telegrafi

Rina Balaj publikon baladën “Demon”

Foto: AlphapopOriginal/YouTube

Reperja e njohur e estradës, Rina Balaj, ka publikuar këngën e saj më të re.

“Demon” mban titullin projekti i saj i ri muzikor – një këngë e cila është finalizuar edhe me klip.

Kënga është e zhanrit baladë dhe është realizuar në muzikë dhe tekst nga vet Rina.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Demon” vjen e gërshetuar në dy gjuhë: shqip dhe anglisht, dhe është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë.

Ana vizuale i është besuar produksionit Smart Motion Films. /Telegrafi/

Exit mobile version