Site icon Telegrafi

Publikohen këngët e plota të albumit të ri “Balerina” të Rinës

Foto: Rina Balaj/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, ka publikuar të plotë albumin e saj të parë në karrierë.

“Balerina” mban titullin ky album, i cili ngërthen në vene plot 10 këngë.

Nga 10 prej këngëve, dy prej tyre janë bashkëpunime, kënga “ChaCha” me të dashurin e saj Sin Boy dhe “Blue” në bashkëpunim me DJ Amelia.

“Albumi është tani i disponueshëm, linku në bio”, ka shkruar Balaj në disa fotografi të kopertinës të publikuara në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë, pesë nga këngët e “Balerina” janë realizuar tashmë me klipe: “Addiction”, “Cali”, “Aver”, “Bad Rosita” dhe “Mia”.

Ky është albumi i parë në karrierën e reperes nga Istogu.

Kjo është lista e plotë e këngëve në albumin “Balerina” të Rina Balajt. /Telegrafi/

1. Addiction

2. Cali

3. Sativa

4. ChaCha (bashkëpunim me Sin Boy)

5. Aver

6. Mia

7. Bad Rosita

8. 1joint

9. Fighter

10. Blue (bashkëpunim me DJ Amelia)

Exit mobile version