Telegrafi

Rina Balaj provokuese në klipin e ri “Daddy”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja nga Istogu, Rina Balaj, ka lansuar këngën e re të titulluar “Daddy”.

Ky projekt i artistes së njohur është kompletuar edhe me videoklip, me paraqitje provokuese të 23-vjeçares.

I gjithë videoklipi siç shihet është xhiruar në një skenë të vetme dhe me vetëm një veshje të reperes.

Foto: Screenshot/YouTube

Me tekst të shkruar nga vet Balaj, me producim nga Calliemajik, kënga tashmë gjendet në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Rina këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar me projekte muzikore, ndërsa të shumtën e kohës po e kalon në Greqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo vetëm një muaj më parë solli projektin e ri “Si ti” në bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin Sin Boy.

E njëjta është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte, siç rëndom ndodh me artistët gjatë verës. /Telegrafi/