Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, ka filluar përgatitjet për projektin e ri muzikor.
Ajo ka njoftuar përmes rrjeteve sociale së fundmi se kënga e saj e re pritet të prezantohet para publikut më 20 nëntor.
Artistja shqiptare njëherësh ka ndarë edhe një pjesë të shkurtër të klipit, në të cilin vjen në formë të mrekullueshme.
“S’jam tip i femrës që ma ndjen, jam big boss edhe pa ty, 20 nëntor, zjarr”, ka shkruar ajo, duke zbuluar pak më shumë nga projekti i ri.
Reagimet në hapësirën në komente ishin nga më të ndryshmet, e cila duket se mezi po pritet edhe nga fansat e 21 vjeçares.
Ndryshe, e fundit këngë e lansuar nga Rina mban titullin “Fallin’ In Love” dhe u lansua në muajin qershor. /Telegrafi/