Reperja Rina Balaj po vazhdon të jetë shumë aktive me prurje të shumta muzikore e koncerte anë e mbanë vendit.
Ajo është shumë e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Jo rrallë herë, reperja nga Istogu publikon edhe fotografi provokuese nga paraqitjet e saj.
Së fundmi, ajo ka pozuar me bikini me material leopardi, teksa ka vënë në pah linjat atraktive trupore.
Flokët e kuqe të cilat ajo po i mban tash e sa kohë në këtë ngjyrë, i kanë dhënë një pamje edhe më tërheqëse reperes bukuroshe.
Përndryshe, kënga “Ideal” mbetet projekti i fundit muzikor që Rina solli në bashkëpunim me Koston, dhe u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/