Site icon Telegrafi

Rina Balaj paralajmëron projektin e ri muzikor “Demon”

Rina Balaj është një prej këngëtareve më të dashura dhe më të suksesshme të estradës shqiptare.

Këngëtarja edhe pse larg koncerteve, ka qenë aktive me projekte të shumta muzikore dhe një të tillë e ka paralajmëruar edhe së fundi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ndiqet nga më shumë se 339 mijë persona, Rina ka zbuluar se është drejt finalizimit të këngës së re.

Foto: Rina Balaj/Instagram

“Demon” është emri i projektit të ri, së shpejti, një këngë zëmër thyese po vjen”, ka shkruar Rina në një postim duke mos dhënë më shumë detaje.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Rina aktualisht po shijon suksesin e albumit të saj të parë “Balerina” të cilin e publikoi në nëntor të vitit të kaluar.

Ndërkohë, pak kohë më parë ajo ka lansuar klipin e këngës “Sativa”, këngë që gjithashtu është pjesë e albumit i cili përmban gjithsej nëntë këngë. /Telegrafi/

Foto: Rina Balaj/InstaStory
Exit mobile version