Rep-artistja dhe njëherësh këngëtarja, Rina Balaj, ka qenë aktive në rrjete sociale, për të paraqitur punën e saj në industrinë muzikore.
Ajo së bashku me të dashurin Sin Boy, kanë bërë të ditur qysh kohë më parë se janë duke punuar në një album të përbashkët.
Që nga largimi i Rinës nga kompania e mëparshme, ajo ka qenë nën shoqërinë e reperit me prejardhje shqiptare.
Në një postim të fundit nga Rina, ajo ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të publikohet albumi i ri i titulluar “MM”. Albumi përmban një numër të konsiderueshëm këngësh, duke përfshirë edhe këngën “Gigi 2”.
Së fundmi 20-vjeçarja ka kujtuar mbrëmjen e maturës, duke shtuar se modelja Bella Hadid i ka kopjuar fustanin e saj. /Telegrafi/