Site icon Telegrafi

Rina Balaj nuk i ndal imazhet tërheqëse, shfaqet e veshur plot stil

Rina Balaj Foto: Instagram/isyourgirlrina

Që është artistja më e pëlqyer kohëve të fundit, nuk vihet fare në dyshim.

Bëhet fjalë për Rina Balaj, e cila në mënyrë të vazhdueshme mban të azhurnuar fansat përmes postimeve.

Ajo në disa imazhe në Instagram, zgjodhi që të ngjallë reagime të ndjekësve, përmes pozave atraktive.

Foto: Instagram

Rina njihet për stilin e veshjes, të cilin edhe kësaj radhe vendosi të shpalos rrobat të cilat ia perfeksiononin dukjen.

Duke qenë në muajin e festave, ajo zgjodhi që në përshkrim të shkruaj ‘dhjetor’, duke ia bashkangjitur një ’emoji’ me ngrica.

Foto: Instagram

Theksojmë se “Zjarr” është kënga e saj e fundit, që u prit shumë mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version