Për një album të ri ka nisur përgatitjet edhe reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj.
Kjo e fundit duket se ka nisur xhirimet e një prej projekteve të reja dhe këtë e ka njoftuar përmes një postimi të bërë në InstaStory.
Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në rrjete sociale, zbuloi se së shpejti do të vijë me këngë të re.
Ajo shfaqet nga një sallon ondulimi për të përgatitur ‘look’-un e për videoklipin e radhës.
“Duke u bërë gati për një nga videot muzikore”, ka shkruar 21 vjeçarja.
E njëjta nuk ka zbuluar asgjë më shumë rreth këtij projekti, që besohet se do ketë një datë të shpejtë të lansimit.
Deri në projektin e ri, Rina po shijon suksesin e “CALI” me plot tre milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/