Site icon Telegrafi

Rina Balaj nga pushimet: Mos më ndiqni nëse më urreni

Rina Balaj Foto: Instagram/isyourgirlrina

Ajo është ndër artistet shqiptare më të komentuara në rrjet kohëve të fundit.

Fjala është për Rina Balaj e cila nuk heziton të ndajë momente me më të dashurit e saj në rrjete sociale.

Në një postim të fundit në Instagram, ajo është parë duke shijuar pushimet, duke mos cituar vendin.

Përpos që mori vëmendje me pozat që mori, Rina ka ‘thumbuar’ edhe me një përshkrim.

“Mos më ndiqni nëse më urreni”, ka shkruar ajo.

“Bad Rosita” në anën tjetër është hiti saj i fundit, që është pritur mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version