Site icon Telegrafi

Rina Balaj nesër lanson këngën e re “Bad Rosita”, sjell një pjesë nga klipi

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, prej disa ditësh ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

I cilësuar si një nga më të veçantit në karrierë, kënga e re e artistes shqiptare bëhet e ditur se do të lansohet ditën e nesërme (e martë).

21 vjeçarja ka ndarë një insert të shkurtër të klipit në rrjete sociale duke njoftuar se tanimë është finalizuar.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Bad Rosita 20:00, 16/03/2021”,shtoi ajo teksa ka etiketuar edhe bashkëpunëtorët që e mundësuan këtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në bazë të videoklipit, Balaj siç shihet do sjellë diçka unike të cilën nuk e kemi parë më herët.

Sido që të jetë, ky projekt mezi po pritet edhe nga fansat e admiruesit e muzikës së saj.

Ndërsa, i fundit mbetet “Zjarr” me mbi pesë milionë shikime të grumbulluara në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version