Rina Balaj është ndër artistet shqiptare që pëlqehet në masë të madhe nga audienca.
Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke sjell në mënyrë të vazhdueshme imazhe nga përditshmëria.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Rina ka bërë të ditur se sapo ka përfunduar projektin e ri muzikor.
Ajo shfaqej nga dhoma e saj, teksa ofroi pamje edhe nga realizimi i këngës së re.
“Ju nuk jeni të gatshëm, sapo përfundova këngën time më të mirë në dhomën e fëmijërisë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Derisa po përgatitet për hitin e radhës, projekti i fundit me klip mbetet “I’m Falling in Love”, në bashkëpunim me Sin Boy. /Telegrafi/