Me rastin e Muajit të Shenjtë të ramazanit, shumë prej të famshmëve janë solidarizuar me njerëzit në nevojë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe një prej rap-artisteve më të pëlqyera të momentit në tregun vendor, Rina Balaj.
Ajo ka vendosur që të ndihmojë me paketa ushqimore disa familje skamnore, marrë parasysh edhe faktin që jemi në muajin e solidarizimit.
Ka qenë floktari i reperes, Nagipi, ai i cili përmes një postimi në InstaStory ka treguar gjestin bamirës që Rina ka ndërmarrë.
“Kjo është Rina Balasj siç po e shihni, që në këtë muaj të shenjtë të ramazanit ka vendosur që t’iu ndihmojë familjeve në nevojë. Ak a gjest më të mirë se ky? Kisha pas dëshirë kushdo tjetër të iu ndihmojë familjeve tjera…Bravo Rina Balaj, Ishalla Zoti ta shpërblen! Të don Nagipi me zemër”, kanë qenë fjalët e tij.
Ndërkohë, vet rap-artistja ka ri-shpërndarë më pas këtë postim të Nagipit nga kjo iniciativë e ndërmarrë.
Përndryshe, projekti i fundit muzikor i saj mbetet kënga “Ilegal”, e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/