Site icon Telegrafi

Rina Balaj merr vëmendje me linjat trupore në fotosesionin e ri të realizuar në Greqi

Reperja nga Istogu, Rina Balaj, momentalisht ndodhet në Greqi ndonëse për pushime, por edhe për projekte të reja muzikore.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, së fundmi ka publikuar një koleksion fotografish të shkrepura nga realizimi i një fotosesioni të ri.

Ajo duket në formë të mrekullueshme në një palë sytjena të zeza, e me një xhaketë të lëkurës sipër duke zbuluar pak më shumë nga linjat trupore.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Qëndroni të sigurt të gjithë”, ka shkruar ajo.

Të gjitha lajmet nga Rina Balaj
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Reagimet kanë qenë të menjëhershme në komente, nga fansat e së cilës e komplimentuan për çdo detaj.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

E njëjta siç shihet është bashkë me të dashurin e saj, reperin Sin Boy, me të cilin është duke shijuar lidhjen prej vitesh.

Balaj nuk ka ndarë ndonjë detaj të rëndësishëm rreth asaj që do të sjellë në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version