Reperja e njohur shqiptare, Rina Balaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa rrëmben vëmendje mjaft shumë me pozat atraktive që herë pas here publikon.
E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, e cila shihet se ka bërë një ndryshim drastik në pamje duke bërë flokët ngjyrë portokalli të ndezur.
Artistja, e cila numëron 219 mijë ndjekës në Instagram, ka befasuar fansat me transformimin e radhës.
Rina vazhdimisht ndryshon pamjen dhe kjo duket se i shkon mjaft shumë me stilin e saj të veçantë.
Sa i përket projekteve muzikore, “Fallin’ In Love” mbetet kënga e fundit që ka publikuar në muajin qershor.
Ky projekt deri më tani ka mbledhur mbi gjashtë milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/