Telegrafi

Rina Balaj mahnit me pozat e reja në fustanin ekstravagant

Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, shquhet për stilin unik dhe shpesh befason fansat me paraqitjet që bën në rrjete sociale.

E tillë është shfaqur edhe së fundmi, teksa mori vëmendje me fustanin e përzgjedhur ekstravagant.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar disa imazhe atraktive gjatë pjesëmarrjes së saj në një event.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo duket në formë të mirë dhe se është kujdesur për çdo detaj në mënyrë që të shfaqet e kuruar.

Lexo po ashtu Rina Balaj vazhdon me të tjera fotografi nga Afrika: Nuk kam mbaruar akoma

Komplimentet po ashtu kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.

Foto: Screenshot/Instagram

Balaj këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të pushimeve në Afrikë e imazheve provokuese që solli në bikini.

E njëjta theksojmë që javë më parë u nda edhe nga partneri i saj, këngëtari Sin Boy. /Telegrafi/