Telegrafi

Rina Balaj mahnit me format trupore në bikini neon

Vera duket se nuk ka mbaruar akoma për reperen e njohur nga Istogu, Rina Balaj.

Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, po vazhdon të sjell poza ngacmuese në rrjete sociale.

Ajo edhe kësaj radhe ka befasuar me imazhet në bikini, në të cilat ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Në një palë bikini neon, ngjyrë rozë e të gjelbër, 21-vjeçarja duket në top formë.

Këto kanë bërë që të marrë komplimente nga më të ndryshmet e mjaft pozitive.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Postimi ndërkaq për vetëm një orë mblodhi mijëra pëlqime.

Këngëtarja shqiptare momentalisht po shijon suksesin e këngës së re të quajtur, “Addiction”, që e solli vetëm pak ditë ma parë.

Projekti për vetëm një javë kaloi shifrën e një milion shikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/