Telegrafi

Rina Balaj konfirmon bashkëpunimin me Adelina Ismailin

Rina Balaj dhe Adelina Ismaili (Foto: Instagram/balajrina)

Ditë më parë një postim i reperes nga Istogu, Rina Balaj, me divën e muzikës shqiptare, Adelina Ismailin zgjoi kureshtjen e të gjithëve.

Pranë fotografisë në të cilën Rina e quajti “legjendë të gjallë” Adelinën, pati shumë komente ku thuhej se mezi po presin për një bashkëpunim mes tyre.

Dhe kjo dëshirë e shumë fansave të artisteve është realizuar, pasi Rina e ka konfirmuar bashkëpunimin me këngëtaren e famshme.

Siç shihet dyshja janë duke e ripërpunuar një këngë të vjetër të Adelinës, por që akoma nuk kanë zbuluar asgjë për fansat e tyre. “Cila këngë mundet me qenë? shumë shpejt”, ka shkruar Rina në postimin e ndarë me ndjekësit në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Ato shihen në një studio muzikore dhe kënga e dyshes pritet të prezantohet së shpejti para fansave.

Theksojmë se “T’iqja” është projekti i fundit i lansuar nga Adelina, me të cilin bëri rikthimin në muzikë pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/