Rina Balaj ka thyer heshtjen me intervista pas një periudhe të gjatë. Në daljen e parë televizive për këtë vit, zgjodhi “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini për të treguar gjithë historinë që fshihet pas emrit të saj.
Ka dy vite që ka nisur historia e tyre e dashurisë, por këtë gjë e morëm vesh vetëm para pak muajsh. Kjo romancë tashmë e konsoliduar nuk kishte një fillim të lehtë.
Kjo marrëdhënie në nisje ishte paragjykuar goxha shumë e madje kishte pasur tendenca që edhe t’i ndanin, por kjo bëri që raporti i tyre të forcohej akoma më shumë.
Jo vetëm mes çiftit, por edhe familjet e tyre janë në një relacion të mrekullueshëm e kjo normalisht që bën që gjërat të marrin hapa më seriozë.
Fejesa e martesa është në planet e Rinës dhe Sinboy, por jo për momentin.
Ky moment i rëndësishëm do të vij pak më vonë, meqenëse kanë synime të tjera në karrierë.