Telegrafi

Rina Balaj ka gati disa projekte

Rap-artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj, tash e një kohë është duke punuar në projekte të reja muzikore, derisa ai i fundit mbetet “Ideal” në bashkëpunim me Koston, i lansuar në muajin korrik.

Duke qenë se është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, artistja nga Istogu shpesh u jep mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës dhe karrierës së saj profesionale.

Së fundmi, ajo është pyetur për projektet që ka realizuar dhe siç duket tashmë ka gati disa prej tyre.

Rina Balaj ka gati disa projekte (Foto: Instagram)

“A ke projekte shtesë?”, është pyetja e fansit, ndërkohë që nuk ka munguar një përgjigje nga këngëtarja 19-vjeçare, duke thënë se, “i kam përfunduar tri këngë”, që mbase pritet të lansohen në ditët në vazhdim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

Presim të shohim se çfarë do na sjellë Rina në vijim, pasi fansat e saj nuk ka dyshim se mezi po i presin.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

Ndryshe, këngëtarja Balaj konsiderohet të jetë rivale e shumë repereve tjera, por për pak kohë sa është pjesë e estradës ajo numëron fansa gjithandej trojeve shqiptare. /Telegrafi/