Reperja Rina Balaj, ka treguar se këtë kohë izolimi po e kalon me të dashurin e saj, Sin Boy, në Durrës.
Ajo ndërkohë po tregohet aktive thuajse çdo ditë në rrjetet sociale, për të qenë sa më pranë fansave.
Së fundmi, reperja me prejardhje nga Istogu në një postim në InstaStory ngriti një çështje shumë të diskutuar globale, atë të bullizmit.
Teksa me një hashtag bënte thirrje që të luftohej ky fenomen, Balaj shkruante disa fjalë motivuese për ata që kanë qenë ose janë pre e bullizmit.
“Është më mirë të jesh i pëqeshur, sesa të jesh përqeshës. Për ata që janë pre e bulizmit çdo ditë, më besoni, Zoti ka plane të mëdha për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Rina.
Nuk dihet nëse këto rrëfime të reperes frymëzohen nga jeta e saj private, megjithatë ajo duket të jetë e lumtur për gjërat që ka arritur në jetë, ku që në moshë të re arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor vendor. /Telegrafi/