Telegrafi

Rina Balaj e humbi baraspeshën në skenën e “Alba Festival”

Rep – artistja nga Istogu, Rina Balaj, momentalisht është një nga emrat më të komentuar në media.

Së fundmi, në Hardturm të Cyrihut është mbajtur festivali “Alba Festival”, i cili ka mbledhur artistët shqiptarë në një vend. Në mesin e shumë yjeve ishte edhe këngëtarja Balaj, gjersa këndoi disa nga hitet e saj.

Në rrjetin social, Instagram, është publikuar një video e artistes teksa rrëzohet në skenë në momentin kur po e performonte hitin “Ilegal”.

Siç duket Rina ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, pasi shumë shpejt u ngrit në këmbë dhe ka vazhduar me performancën, duke mos lënë shumë hapësirë për të komentuar.

Lexo po ashtu Përfundon "Alba Festival", koncerti që mblodhi artistët shqiptarë në Zvicër

Theksojmë që kjo këngë e anëtares së labelit “On Records” ka kaluar mbi nëntë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/