Rep – artistja nga Istogu, Rina Balaj, momentalisht është një nga emrat më të komentuar në media.
Së fundmi, në Hardturm të Cyrihut është mbajtur festivali “Alba Festival”, i cili ka mbledhur artistët shqiptarë në një vend. Në mesin e shumë yjeve ishte edhe këngëtarja Balaj, gjersa këndoi disa nga hitet e saj.
Në rrjetin social, Instagram, është publikuar një video e artistes teksa rrëzohet në skenë në momentin kur po e performonte hitin “Ilegal”.
Siç duket Rina ka shpëtuar pa ndonjë lëndim, pasi shumë shpejt u ngrit në këmbë dhe ka vazhduar me performancën, duke mos lënë shumë hapësirë për të komentuar.
Theksojmë që kjo këngë e anëtares së labelit “On Records” ka kaluar mbi nëntë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/