Site icon Telegrafi

Rina Balaj e cilëson 2021-tën si vitin më të mirë: Shpresoj që 2022-ta do të jetë vit i suksesshëm me plot dashuri

Foto: Screenshot/Instagram

Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, 2021-tën e cilëson si vitin më të mirë ndonjëherë.

Kjo duket të jetë në bazë të arriturave në karrierë meqenëse këtë vit solli albumin e ri të parën në karrierë, “Balerina”.

Ajo madje u dëshiron të gjithëve një vit të suksesshëm e me plot dashuri në 2022.

Rina Balaj (Foto: Instagram)

“Mund të them që ka qenë viti më i mirë ndonjëherë. Çka është akoma e mundur? Shpresoj që viti që po vjen me qenë vit i suksesshëm e me plot dashuri për të gjithë juve që e meritoni”, kanë qenë fjalët e Balajt.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rina Balaj

“Balerina” ndërkaq u lansua saktësisht më 9 nëntor dhe në të përfshihen edhe disa bashkëpunime.

Në mesin e projekteve, ajo solli edhe një duet me partnerin e saj, reperin Sin Boy.

Rina përndryshe pëlqehet për stilin e saj muzikor teksa prej më shumë se dy vitesh vazhdon si këngëtare solo. /Telegrafi/

Exit mobile version