Telegrafi

Rina Balaj dhe Sin Boy publikojnë bashkëpunimin e parë si çift, “Meredith”

Foto: Sin Boy/Instagram

Ashtu siç kishin paralajmëruar, reperët Rina Balaj dhe Sin Boy kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Dyshja që po përflitet tash e sa kohë që janë në lidhje, kanë sjellë për fansat këtë bashkëpunim me titull “Meditereth”.

Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet dyshja interpretuese, që kanë shkruar secili pjesën e tij.

“Meredith” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin dyshja vijnë me një performancë mjaft interesante.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky nuk është bashkëpunimi i parë për Rinën dhe Sin Boy, pasi ata kanë sjellë më parë për publikun edhe dy bashkëpunime të tjera.

Ndër më të suksesshmit mbetet kënga “Gigi”, e publikuar vitin e kaluar, e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/